Lajme Javore

Informohu i pari

Kriset marrëdhënia Rama-Vucic/ Ja vendimi i papritur që kanë marrë





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri Edi Rama, nuk do të marrin pjesë nesër në Novi Sad. Mediat serbe shkuajnë se ky ndryshim ka ardhur në momentin e fundit.

Sipas informacioneve kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, do të flasë në vend të Vuçiçit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do të bashkohet përmes lidhjes video.

Ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë kryeministrin Rama në këtë forum. Konferenca dy-ditore e Ballkani Perëndimor, duket se nesër nuk do të shkojë ashtu siç ishte parashikuar.

Fillimisht ishte planifikuar që Vuçiç, Rama dhe Zaev të flisnin nesër në të ashtuquajturin panel udhëheqës, si dhe t’i drejtoheshin shtypit më pas.

Kjo ngjarje po mbahet në përvjetorin e krijimit të nismës së “Shengenit të Vogël” mbi bashkëpunimin ekonomik në Ballkan, takimi i parë i të cilit u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad në tetor, dhe i cili kohët e fundit ndryshoi emrin në “Ballkan i Hapur”.

Nisma bashkoi Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dyshohet se Vuçiç do të mungojë pasi do të jetë në një takim në Bruksel me Kosovëën, ndërsa nuk dihet se perse do të mungojë Rama.

“Duhet kujtuar se kryeministri shqiptar vizitoi dje Prishtinën , ku dërgoi kritika të qarta ndaj Beogradit zyrtar, dhe mbështeti Prishtinën. Rama, ndër të tjera, tha se Kosova ka “plotësisht të drejtë” në lidhje me reciprocitetin e targave me Serbinë, dhe vuri në dukje se zgjidhja e problemit është në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.” shkruan media serbe “Danas”.