Lajme Javore

Informohu i pari

Kosova solidarizohet me SHBA-në, flamuri amerikan shpaloset në ndërtesën e qeverisë

Pak orë më parë u raportua se SHBA tejkaloi Italinë për numrin e vik timave nga koronavirusi, duke u bërë shteti më i goditur nga pandemia Covid-19.

SHBA ka regjistruar deri më tani mbi 19 mijë vik tima dhe mbi 510 mijë njerëz të infektuar me Covid-19.

Ndërkohë, Kosova është solidarizuar me popullin amerikan, për këto ditë të errëta që ata po kalojnë.

Në shenjë solidariteti, në ndërtesën e qeverisë kosovare është vendosur flamuri amerikan.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në Twitter, shprehet se populli kosovar është thellësisht i mërzitur që mbi gjysëm milionë amerikanë janë infektuar me koronavirus.

Kurti shkruan:

Sot ne vendosëm flamurin amerikan në ndërtesën qeverisë së Kosovës. Ne jemi thellësisht të trishtuar që gjysmë milionë amerikanë janë infektuar me koronavirus. Në ditët më të errëta, Amerika ka ndriçuar si fener i shpresës për miliona persona dhe sot jemi së bashku për solidaritet.
Kujtojmë këtu që SHBA regjistroi dje numrin më të lartë të vik timave brenda një dite që nga shpërthimi i pandemisë, ku u shënuan mbi 2 mijë vik tima në 24 orë.