Lajme Javore

Informohu i pari

Kosova s’ndërpret hemodializën/ 14 pacientë nga Shqipëria detyrohen të shkojnë në Prizren

Masa të rrepta janë marrë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë kundër përhapjes së Covid-19.

Një ndër masat ishte mbyllja e kufurit, por kjo gjë nuk i penalizon 14 pacientë nga rajoni verilindor i Shqipërisë që të udhëtojnë drejt spitalit të Prizrenit për të marrë shërbimin e hemodializës.

Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj ka bërë të ditur se ky shërbim po jepet nën masa shumë të rrepta.

E ditur është bërë se pacientët që shkojnë në Prizren për të marrë shërbimin e hemodializës janë nga Kukësi, Hasi, Tropoja dhe Dibra.

Kujtojmë këtu se edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

Ndërkohë në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur nga dita në ditë.