“Koronavirusi s’e ndal dot pranverën”/ Meta në Ditën e Tokës: Për një të ardhme pa maska dhe ilaçe duhet…
Në Ditën e Tokës, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes një mesazhi pozitiv, po aq sa edhe sensibilizues.
Teksa shkruan se koronavirusi nuk e ndal dot pranverën, Meta thekson rëndësinë e madhe që duhet t’i kushtojmë mbrojtjes së planetit.
“Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme!
Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore!
Gëzuar Ditën e Tokës! 🌍🌳🇦🇱”-shkruan presidenti.
Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen sa i takon mbrojtjes së mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshin ngjarje të koordinuara globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës në më shumë se 193 vende.