Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi në Itali, një ilaç anti-artrit po jep rezultate të mira

Dy pacientë që vuajnë nga koronavirusi, të shtruar në spitalin Cotugno në Napoli janë trajtuar me Tocilizumab , një ilaç që zakonisht përdoret në trajtimin e artritit reumatoid.

Sipas mjekëve, rezultatet e para janë të mira. Në Kinë, Tocilizumab, një ilaç i zgjedhur në trajtimin e sindromës së lëshimit citokimik pas trajtimit me qelizat CAR-T, tashmë po kalon prova klinike në 14 spitale në Wuhan.

Prova e këtij ilaçi në Itali u bë falë ndihmës së disa mjekëve kinezë.

Një nga mjekët u shpreh:

Tashmë 24 orë pas infuzionit, përmirësimet u panë veçanërisht në njërin nga dy pacientët, i cili ishte në gjendje më të rëndë.
Mjekët thonë se në Kinë, deri më tani janë kuruar 21 persona nga ky ilaç.

Kujtojmë se numri i vik timave nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 366, ndërsa janë shëruar 622. Të infektuar në gjithë Italinë janë 6.387.

Burimi: Tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA