Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi/ Mjeku shqiptar: Personat me diabet janë më të rrezikuar

Gati e gjithë bota është në psikozë prej koronavirusit. Mjeku shqiptar nga Kosova, Salih Ahmeti ka treguar se si paraqitet situata në Kosovë prej koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë 2 shqiptarë të Kosovës me koronavirus janë në gjendje të rëndë. Po ashtu ky mjeku ka treguar se pacienti zero ka dalë para tri ditësh nga spitali.

Mjeku ka vazhduar:

Jemi gëzuar, pasi rasti zero ka dalë para tre ditësh nga spitali. Ishte një qytetar i ardhur nga Italia dhe ishte me sëmundje shoqëruese nga më të ndryshme, por pavarësisht kësaj ia arriti të mbijetojë. Rastet janë me sëmundje shoqëruese që arsyetojnë një ecuri të rëndë të infeksionit me koronavirus.
Gjithashtu ky mjek është shprehur se pacientët me diabet kanë qenë më të rrezikuar. Më pas ka vazhduar:

Koronavirusi, personave që kanë diabet të rëndë ose forma latente të diabetit i ka shkaktuar shumë agresivitet. Gjithashtu pacientët me çrregullime në sistemin nervor dhe të prekurit nga trombozat janë seriozisht të rrezikuar.
Ai ka bërë thirrje që këta persona të tregojnë një kujdes të madh dhe të veçantë. Sjellim në kujtesë se dhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.