Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi/ Kura eksperimentale rezulton efikase tek pacientët me simptoma të rënda

Pacientët e infektuar nga Covid-19 të cilët po marrin një ilaç eksperimental, të quajtur remdesivir, po përmirësohen me ritme të shpejta.

Shumica e tyre, brenda pak ditësh janë në gjendje për t’u rikthyer në shtëpi. Pacientët tek të cilët filloi kjo kurë eksperimentale, ishin të gjithë me simptoma të rënda të koronavirus, kryesisht me probleme frymëmarrjeje dhe ethe.

Në më pak se një javë trajtimi me këtë ilaç, ata kanë arritur të mposhtin sëm undjen.

Specialistja e sëm undjes infektive, Kathleen Mullane tha:

Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë tashmë shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre. Kjo është një arritje e madhe. Deri tani, kemi humbur vetëm dy pacientë. Të dhënat nga ky trajtim nuk janë përfunduar ende dhe vazhdojmë të jemi në fazë eksperimentale. Prandaj, nuk duhet që kolegët të nxjerrin përfundime të nxituara në bazë të rasteve tona. Pasi të jemi totalisht të bindur që kjo është kura e duhur për pacientët, do të japim një deklaratë më të detajuar.