Koronavirusi i solli vdekjen, foshnja 5-muajshe largohet nga kjo botë ‘si princeshë’
Një foshnjë që vd iq nga koronavirusi para se të bëhej pesë muajsh u largua nga kjo botë “si një princeshë” tha babai i saj zjarrfikës.
Babai zemërthyer i Jay-Natalie La Santa, Jerel zbuloi se kishte blerë një fustan të bukur për vajzën e tij, për të marrë pjesë në diplomimin e tij si zjarrfikës.
Ceremonia që do të zhvillohej në mars, u shty për shkak të koronavirusit.
Në një intervistë emocionuese me New York Post ai tha që ajo kurrë nuk mundi ta veshë fustanin në diplomimin e tij, por përkundrazi e veshi atë për funeralin e saj.
Babai i Jay-Natalie i cili i kishte blerë asaj një fustan të artë me trëndafila të ndritshëm tha:
Ajo kur u largua nga kjo botë dukej si një princeshë. Ajo kishte një arkivol kaq të bukur të bardhë të vogël sepse ne nuk e donim atë në një çantë trupi.
Babai i shkatërruar sapo kishte përfunduar ndërrimin e tij të turnit si zjarrfikës në Bronx, New York kur mësoi se vajza e tij ishte dërguar në spital.
Kur arrita te makina ime, kishte një shënim nga nëna ime, pasi unë nuk mund ta përdor telefonin gjatë punës sepse unë sapo kam filluar, ajo më kishte shkruar të shkoja në spital. Kjo ishte mënyra për të filluar karrierën time.
Foshnja më parë kishte luftuar me disa probleme në zemër dhe ishte diagnostikuar me bronkit, si dhe kishte ethe.
Ajo u testua për Covid-19 dy herë në gjashtë ditë para se të testonte pozitive për virusin.
Deri në 4 prill, Jay-Natalie duhej të qëndronte në intubim, dhe më 20 prill ajo vd iq.
Nëna e Jerel dhe Jay-së Lindsey La Santa ishin në gjendje t’i thonin lamtumirën vajzës së tyre në një ceremoni informale funerali, shërbimi zyrtar i funeralit do të mbahet në 2 maj.