Koronavirusi/ Epidemiologu Ulqinaku: Duhet të përgatitemi bashkëjetojmë me të për shumë vite
Rastet me të infektuar me koronavirus në vendin tonë janë shtuar nga dita në ditë. Kurse epidemiologu Dritan Ulqinaku është shprehur se të duhet të përgatitemi që me koronavirusin të bashkëjetojmë për shumë vite.
Ai është shprehur:
Unë e kam shprehur edhe më përpara se ne na ka dalë frika nga ky virus dhe nëse vazhdon ky ndërgjegjësim me mos përqafimi, mos shtrëngimi i duarve dhe mbajtja e distancës është fare normale, por duhet të përgatitemi që me këtë virus të bashkëjetojmë për shumë vite.
Po ashtu gjatë intevistës që ai dha në emisionin “Vizioni i Pasdites” u shpreh se lufta me koronavirusin do të jetë e gjatë dhe se shpreson që të mos kemi një valë të dytë në vend.
Më tej vazhdoi:
Lufta do të jetë e gjatë, ne shpresojmë që të mos kemi një valë të dytë vazhdojmë ta menaxhojmë dhe padiskutim do kemi ulje dhe ngritje të vogla. Janë të pritshme nga 0 deri në 20 apo 30 raste në ditë janë të pritshme që mund të vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi në vendin tona vazhdojnë. Po ashtu s’janë ndalur as thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.