Koronavirus/ Shkon në 100 mijë numri total i vik timave, mbi 1.6 milion të infektuar në mbarë botën
Ka arritur në mbi 100 mijë numri total i vik timave nga koronavirusi në të gjithë botën.
Sipas të dhënave të përditësuara së fundmi nga Worldometers, pandemia Covid-19 ka kaluar pragun e 100 mijë vik timave, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në rang global ka arritur në 1,647,637.
Ndërkohë, lajmi i mirë është që mbi 369 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi.
Janë mbi 1 milion raste aktive të koronavirusit në mbarë botën, ndërkohë që 4% e pacientëve, që përbëjnë mbi 49 mijë raste,m ndodhen në gjendje kritike për je tën, në terapi intensive.
Koronavirusi ka prekur 210 shtete dhe territore në mbarë botën.
Sa i përket rasteve të infeksioneve, SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 450 të infektuar. Ndërkohë sa i përket numrit të vik timave, Italia është vendi më i goditur në botë nga Covid-19, ku janë shënuar mbi 18 mijë vik tima.
Burimi: Worldometers