Koronavirus/ Çfarë bëri Korea e Jugut për uljen e numrit të të infektuarve?
Zyrtari më i lartë i shëndetit publik të Koresë së Jugut shpreson se vendi tashmë ka kaluar më të keqen nga shpërthimi i koronavirusit të ri që ka infektuar mijëra njerëz brenda vendit.
Ministri i Shëndetsisë të Koresë së Jugut Park Neunghoo tha se piku i infeksioneve tani ka kaluar dhe se gjendja në vend është stabilizuar ndjeshëm.
Kujtojmë se Korea është vendi i dytë pas Kinës me numrin më të madh të personave që u infektuan me koronavirus.
Sidoqoftë, numri i rasteve të reja në Korenë e Jugut ka rënë ditët e fundit.
Por çfarë bëri qeveria për të përmirësuar situatën?
Park tha se ai është i bindur në punën që bëri Koreja e Jugut për të luftuar përhapjen e virusit dhe do t’i këshillojë qeveritë e tjera që të përqendrojnë ërpjekjet e tyre në testimin e hershëm dhe bashkëpunimin global.
Qeveria e Koresë së Jugut ka qenë ndër më ambiciozet kur është fjala për sigurimin e publikut me mundësi të testimit falas dhe me shpejtësi.
Ka pasur aftësi të zhvillojë rreth 15,000 teste diagnostikuese në ditë dhe ka kryer 196,000 testime deri më sot në mbarë vendin, pa pagesë.
Autoritetet në qytetin e Goyang madje ngritën kabinat e testimit në makinë.
Zbulimi i pacientëve në një fazë të hershme është shumë i rëndësishëm. Pasi virusi është shumë ngjitës dhe mund të përhapet në kohë rekord në shumë vende.
Autoritetet e Koresë së Jugut gjithashtu ofruan ndihma specifike për pacientët që vuanin vetëm nga simptoma të buta.
Park tha se vetëm rreth 10% e pacientëve me koronavirus kërkojnë shtrimin në spital, ndërsa pjesa tjetër kishte sistem mjaftueshëm të fortë imunitar për të luftuar virusin vetë edhe në kushtet e shtëpisë me një ndihmesë mjekësore minimale.
Burimi: cnn Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania