“Kopshti zoologjik i ho rroreve”/ Kaprollit i hiqen brirët dhe lihet në hemoragji
Vitin e kaluar bëri bujë në media lajmi për tre luanë të cilët u larguan nga Safari në Fier dhe u dërguan në kopshtin zoologjik të Tiranës por edhe kryeqyteti nuk kishte kushte ndaj u transferuan drejt Hollandës.
E gjitha për shkak të trajtimit ska ndaloz pasi shpesh u lanë pa ngrënë.
Përpos kësaj kushtet e kopështit zoologjik në Shqipëri nuk ishin aspak të përshtatshme për kafshë të përmasave të tyre.
Njëri nuk arriti të mbijetojë ndërsa dy prej tyre vijojnë të jetojnë në kushtë të mira në kopështin zoologjik jashtë vendit.
Përsëri një tjetër denoncim vjen nga kopështi zoologjik i kryeqytetit dhe një qytetar ka dërguar pamjet ku duket një kaproll të cilit i janë prerë brirët në mënurë macabre dhe nuk i është ndaluar as hemoragjia.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, shikoni si trajtohen karshet tek kopshti zoologjik i Tiranes. I kane pr ere briret kaprollit e as nuk jane munduae te ndalojne hemoragjine ose ta disinfektojne. Flm.