Lajme Javore

Informohu i pari

Konkurrentët e Përputhen i nxjerrin bojën Olsës/ Kemi dalë me zor në takime

Antonia Gjoka vajza simpatike e Përputhen së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Glamour Zone’ në TV Ora ku përballë moderatores Ester Bylyku ka folur për eksperiencën e saj televizive.

Jo vetëm kaq ajo është shprehur se ka patur momente që e kanë detyruar të bëjë gjëra që nuk i donte. Ester Bylyku: A ke qenë ndonjëherë e detyruar të bësh diçka që ty nuk të ka pëlqyer?

Antonia Gjoka: Do të thoja fatkeqësisht po. më është imponuar një emër në program, siç është Meliku. Mu imponua nga produksioni për të zgjedhur emrin e tij në takim. E kam pranuar sepse ishte fraksion sekondi sepse ishin të hapura kamerat dhe nuk kisha çfarë të bëja.

Ester Bylyku: Cili është keqkuptimi më i madh që ka ndodhur në prapaskenë? Antonia Gjoka: Keqkuptimi më i madh ka qenë situata e trëndafilave.

Mua një fans i imi më ka sjell disa trëndafila, dhe të gjithë ishim në dijeni se nga cila faqe individuale kishte ardhur. të gjithë ishim koshient se kush ishte, dhe në momentin që u hapën kamerat të xhironnim puntatën më akuzuan se kisha lidhje me atë djalin vetëm sepse më solli trëndafilat. Dhe kjo për mua është shumë absurde.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për Alvisën dhe Bashkimin, ku njërin e cilësonte si person false dhe tjetrin si të shtirur.

Ester Bylyku: Sipas teje cila që ti e njeh, por publiku nuk e di?

Antonia Gjoka: Kam dy personazhe, Alvisa dhe Mikela. më duken femra shumë të shtirura, dhe më vjen shumë gjynah që janë bërë pjesë e viktimës së atij programi.

Ester Bylyku: Po mashkulli më fallco që njeh?

Antonia Gjoka: Bashkimi.