Konfirmohet me koronavirus një 16-vjeçare në Berat
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një rritje të rasteve me koronavirus në vendin tonë. Janë regjistruar 34 raste të reja të cilat kanë bërë që numri i të infektuarve të shkojë në 712.
Ky është numri më i lartë i rasteve të reja të testuar pozitivë në vend prej momentit kur shpërtheu pandemia.
Sot në qytetin e Beratit është konfirmuar një rast i ri dhe bëhet fjalë për një 16-vjeçare nga fshati Kostren, njësia administrative Roshnik. E reja pas shenjave, kollë dhe temperaturë bëri vizitën nga ku doli pozitive me koronavirus.
Ndërsa janë vënë nën hetim epidemiologjik kontaktet e afërta të rastit në Berat të cilët do t’u nënshtrohen po ashtu testeve.