Lajme Javore

Informohu i pari

Konfirmohet, gratë shqiptare më të pastrat dhe më nikoqiret në Evropë, i kanë shtëpitë farmaci

Një shprehje e urtë thotë se koha është flori. Por a e dini se pjesën më të madhe të kohës së grave shqiptare e zënë punët e shtëpisë, gatimi, kujdesi për fëmijët apo të moshuarit.

Gratë shqiptare kanë shumë më pak kohë për t’u kujdesur për veten, të merren me sport, evente kulturore apo argëtuese në krahasim me burrat. Ndërkohë që krahasuar me vendet e BE-së dhe rajonit, indeksi i barazisë gjinore në fushën e kohës është më i ulët në vend…

Indeksi i Barazisë Gjinore në Fushën e Kohës për Shqipërinë është 48,1. Sipas nënfushave, vihet re se në nënfushën e aktiviteteve të kujdesit shënohet një vlerë pak më e lartë e indeksit se sa në nënfushën e aktiviteteve sociale. INSTAT shpjegon në raportin e Barazisë Gjinore se Fusha e Kohës lidhet me e punën e paguar dhe punën e papaguar në shtëpi dhe me kujdesin për fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes, si dhe me raportin që zë puna ndaj kohës së lirë.

Mes burrave dhe grave në Shqipëri ka një dallim të ndjeshëm sa i përket përqindjes së personave që shprehen se kujdesen për fëmijët apo nipërit dhe mbesat e tyre, për të moshuarit apo për personat me aftësi të kufizuara çdo ditë, me përkatësisht 51.1 për qind e grave dhe 24.6 për qind e burrave.

Kur bëhet fjalë për gatimin dhe punët e përditshme të shtëpisë, ky aktivitet përbën 87.8 për qind për gratë dhe vetëm 16.1përqind për burra