Konferenca për shtyp e Çilit, publicisti mohon akuzat: Jam vik timë e sistemit gjyqësor skandaloz
Botuesi, gazetari dhe sipërmarrësi Henri Çili ka bërë një dalje në një konferencë për mediat ku edhe ka folur për herë të parë publikisht pas arrestimit të tij.
Çili ka renditur me rradhë akuzat duke kundërshtuar secilën prej tyre:
Media është mbushur me versione nga prokuroria dhe gjykata rreth çështjes por jam sot këtu për të dhënë versionin tim dhe mendoj se është minimumi që mund të bëj.
Ai e ka cilësuar si të padrejtë arrestimin që iu bë atij vetë dhe dy avokatëve të tij duke pohuar se asnjëri prej tyre nuk ka precedent të mëparshëm penal dhe nuk kishte arsye përse t’ju hiqej e drejta e lirisë si persona me rrezikshmëri të lartë sociale.
Në fjalën e tij Çili tha:
E rëndësishme është që u hoq masa arrestit dhe u vendos detyrim paraqitje duke normalizuar situatën. Është e vërtetë se kam takuar persona të ndryshëm për shërbime konsulencash për biznesin tim të ri si ortak mazhoritar i një studioje ligjore. Por nuk kam mashtruar askënd. Kam bërë kontakte e biseda për të mbyllur një kontratë shërbimesh juridike për klientë të ndryshëm.
Ai po ashtu ka hedhur poshtë akuzat për falsifikim dokumentash dhe fshehje të ardhurash.
Ka mohuar akuzat për aktivitet të paligjshëm duke deklaruar se s’ka takuar asnjë gjykatës apo funksionar drejtësie për të ndikuar në vendimet e tyre.
Lidhur me akuzën për pastrim provash të veprës penale, Henri Çili ka thënë se nuk ka kryer asnjë pastrim provash në studion e tij ligjore.
Ai i është referuar kompeksit Fishta në Velipojë për të cilin sipas tij është bërë gjithçka në mënyrë të ligjshme.
Në fjalën përmbyllëse Çili iu është drejtuar institucioneve të drejtësisë në Shqipëri:
Do apeloj masën për detyrim paraqitje, dhe do kërkoj pafajësinë. Nuk mendoj se jam vik timë e ndonjë çështje politike por e gjitha kjo është thjesht pasojë e cilësisë skandaloze të sistemit të vjetër gjyqësor në Shqipëri. Çështja ime nuk është bilanc për askënd për lu ftën kundër kr imit.