Lajme Javore

Informohu i pari

Koncert në kohë koronavirusi: Artistët shqiptarë argëtojnë lagjen me muzikë

Një lagje në Durrës ka shijuar koncertin e parë të mbajtur në këtë periudhë pandemie. Tingujt e muzikës kanë thyer heshtjen e vendosur nga izolimi prej kaq javësh. Disa artistë të njohur të skenës kanë performuan për banorët në një shesh mes pallatesh.

Në skenën e improvizuar dolën emra të njohur të skenës durrsake, si Alma dhe Gugash Rrema, Reshit Gjini, violinistët e familjes së njohur Qerimaj, babë e bir Enveri dhe Marvini dhe mjeshtri i humorit Edmond Halili.

Artistët u duatrokit nga banorët që i ndoqën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive. I ideuar nga poeti durrsak Ardi Omeri, mbështetur nga kryeministri Edi Rama, Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës dhe pushteti vendor, koncerti do të mbahet edhe në lagje të tjera të qytetit.