Komuniteti rom në Elbasan ngrihet në protestë, gruaja rrëqeth: Ça të hamë ne?!
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga koronavirusi. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
Gjatë ditës së sotme përfaqësues të komunitetit rom në Elbasan protestuan para Bashkisë. Ata thonë se nuk kanë marrë shtesën e ndihmës ekonomike dhe nuk kanë se si të mbajnë fyrmën gjallë.
Një grua ka thënë:
Unë dilja që lypja merrja dy-tre mijë lekë që mbaja shpirtin me bukë.
Por tani ky komunitet po kalon ditë më të vështira se kurrë më parë. Ndërsa një grua tjetër është shprehur për ‘ora news’:
Ne po mbyllemi në shtëpi, po ça të hamë? Fëmijët po na kërkojnë bukë.
Ky komunitet po kalon ditë më të vështira se kurrë më parë ndoshta. Ata luten që t’i ndihmojnë që të kenë për të ngrënë dhe asgjë më shumë se kaq.