Lajme Javore

Informohu i pari

Komuniteti rom akuza Veliajt për dallime raciale, burri rrëqeth: Njerëz jemi dhe ne, duam bukë

Komuniteti rom është duke kaluar ditë më të vështira se kurrë më parë ndoshta. Pjesatarë të këtij komuniteti që jetojnë në Tiranë thonë se janë lënë në mëshirë të fatit.

Po ashtu ata shprehen se Bashkia e Tiranës, e cila është në drejtimin e Erion Veliajt nuk po u jep ndihma. Ata akuzojnë Veliajn se po bën dallime raciale.

Një burrë ka thënë:

Duam bukë. Kam që në mëngjes te bashkia, vetë i gjashtë në shtëpi me dy pleq invalidë. Na thonë se do t’ju ndajmë, dhe nuk ndajnë asgjë. Kryetari i bashkisë i ndan ndihmat te shokët e vet dhe i shesin, të lidhur me biznesin.
Pjestarë të këtij komuniteti shprehen se janë të diskriminuar, të persekutuar, të poshtëruar dhe të skllavëruar nga qeveria Rama.

Një tjetër pjestar i komunitetit rom ka thënë, për ‘ora news’:

Siç janë ato jemi dhe ne, apo hajde se janë njerëz me ngjyrë dhe varja këtyre. Edhe ne punojmë dhe jetojmë si gjithë njerëzit.
Shumë prej tyre thonë se kanë ditë që nuk janë ushqyer dhe se në këtë situatë nuk kanë si sigurojnë të ardhura për të blerë bukën e gojës.