Lajme Javore

Informohu i pari

Kompania belge pretendon se ka krijuar testin e parë të antitrupave 100% të saktë

Një firmë bioteknike belge pretendon se ka zhvilluar një test të antitrupave koronavirus i cili është 100% i saktë. ZenTech ka treguar se ishte filluar tashmë të bënte mijëra teste të certifikuara nga qeveria në javë. Kompania planifikon t’i hedhë ato fillimisht në tregun belg, me perspektivën për të prodhuar 3 milion të tilla në muaj.

Më pas, testet mund të jenë të aksesueshme edhe nga vendet e tjera europiane.Pajisjet zbulojnë nëse dikush më parë ka pasur koronavirus dhe që nga atëherë është shëruar, edhe nëse nuk ka qenë i vetëdijshëm për infektimin. Rezultati i tyre shfaqet brenda 15 minutash dhe ky lloj testi konsiderohet vendimtar nga shkencëtarët në kalimin e kësaj situate.

Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të testeve të antitrupave, një që bëhet në shtëpi dhe zgjat disa minuta, dhe një tjetër që është në një laborator për duke u analizuar.Të dy versionet e testit kryhen duke shpuar pak gishtin, për të marrë një mostër gjaku. Testi i ZenTech nuk është i përshtatshëm për përdorim shtëpiak.

Themeluesi dhe CEO i ZenTech, Jean-Claude Havaux, tha:

Testet janë 100% të besueshme. Të gjithë që kanë antitrupa Covid 19, do të zbulohen pikërisht nga ky test. Është pak i komplikuar jo në përdorim, por në leximin e rezultateve, ndaj nuk është i përshtatshëm për përdorim shtëpiak. Dëshirojmë që në të ardhmen, të gjithë të kenë akses ndaj këtij testi.