Lajme Javore

Informohu i pari

Kolaps financiar/ Çmimi i naftës bie nën 0 dollarë për fuçi, prodhuesit paguajnë për ta hequr

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar kolaps financiar në ekonominë botërore.

Çmimi për një fuçi nafte që është 169 litra, jo vetëm që ka prekur zeron, por ka shkuar në minus, duke shënuar zbritje rekord.

Për herë të parë që nga viti 1983, çmimi i naftës ka rënë nën 0 dollarë për fuçi, duke detyruar prodhuesit të paguajnë për të hequr fuçitë nga duart e tyre, raporton CNN.

Kjo situatë ka ndodhur për shkak të rënies drastike të kërkesës për naftë, e shkaktuar nga pandemia Covid-19, pasi në shumicën e shteteve të botës transporti publik është pezulluar ose reduktuar në shkallë të lartë.

Aksionet globale janë gati në kolaps, ndërsa investitorët po kërkojnë më shumë kompani për të zbuluar sesa u kushton kriza.

Ky zhvillim dramatik vjen pasi çmimet e naftës shënuan gjatë javës së kaluar nivelin më të ulët në 18 vjeçarin e fundit, pasi tregjet ulën prodhimin.

Java e ardhshme do të sjellë informacione të mëtejshme si si ka ndikuar ekonomikisht pandemia e koronavirusit, pasi kompani si Netflix, Delta Air Lines dhe Chipotle, raportojnë të ardhurat për tre mujorin e parë të vitit 2020.