Lajme Javore

Informohu i pari

Kjo s’pritej nga Kryemadhi : Piku i Koronavirusit nuk është tani, piku ka qenë në Janar, ja përse

Në një intervistë televizive, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ndërsa ka folur për situatën COVID-19, ka ngritur edhe një pyetje, që me sa duket lë vend për diskutim.

“Mos e ka kaluar pikun e koronavirusit Shqipëria në janar? Sa veta kanë vd. ekur nga gripi e temperatura në janar?” Kështu është shprehur Kryemadhi në deklaratën e saj, ndonëse nuk ka dhënë informacione të mëtejshme, por duke ngritur një aludim të fortë.

“Ne si LSI kemi ngritur një grup sa i përket çështjes së shëndetësisë që ndjekin këtë situatë të pand.emisë.

Shqiptarëve u duhet dhënë shpresa që menjëherë të fillojë lëvizja e ekonomisë. Qeveria merr një vendim, fton oligarkët që të blejë sa më shumë ushqime dhe qeveria do t’ia marrë me çmim tregu nëse nuk u shiten dhe nuk ndihmon familjet, situatën ekonomike të familjeve.

Pavarësisht se qeveria bën sikur i prehet barku për situatën ku ndodhet vendi, gabimisht po ia shkurton këmbët vetes së saj. Paratë që harxhohen për oligarkët do të ishte mirë të përdoreshin për qytetarët.

Më mirë të lash e të gatuash, se sa të shohësh këto skeçe që janë të shëmtuara që krijojnë vetëm neveri. Mos e ka kaluar pikun e koronavirusit Shqipëria në janar? Sa veta kanë vd. ekur nga gripi e temperatura në janar? Cilat kanë qenë moshat dhe specifikat?

Për Krishtlindje të gjitha produktet nga Kina kanë ardhur. Duhet të ulemi me këmbë në tokë të gjithë. Edhe dy javë mund ta mbajnë karantinën shqiptarët”, tha Kryemadhi.