“Kjo është një ide e mirë dhe po e shqyrojmë”, Besa Shahini flet për zhvillimin e mësimit online
Përmes një postimi në Instagram, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka treguar se si do të vijojë procesi I mësimit online, në të cilin është përfshië gjithë vendi për shkak të COVID-19.
“Nuk jemi të sigurt se kur do të kthehemi nëpër shkolla dhe universitete, por jemi plottësisht të sigurt se mësimi në kushte shtëpie do të vijojë.
Do të vazhdojmë dhe trasmetojmë leksione për arsimin parauniversitar të trasmetuar në RTSH si dhe mësuesit do të vazhdojnë përmes aplikacioneve e të jenë në kontakt me nxënësit e tyre”, është shpehur Shahini.
Ajo gjithashtu ka përmendur një pyetje që është hasur shumë shpesh nga prindërit se pse nuk po unifikohen platformat, të cilat po I përdorin mësuesit për të komunikuar me nxënësit.
“Disa përdorin Clasroom, disa përdorin Zoom dhe po pyësin se pse nuk përdoret një platformë e vetme. Kjo është një ide e mirë dhe po e shqyrojmë me drejtorët e shkollave në mënyrë ë një nxënës I klasës së shtatë të mos kalojë nga njëplatformë në tjetrën”, ka thënë ministrja./shqiptarja