Kjo është dieta e gruas që humbi 89 kilogramë në 18 muaj
Një grua obeze që peshonte më shumë se 150 kg tashmë është frymëzim për shumë gra të tjera që janë mbi peshë.
Historia e saj e veçantë filloi kur ishte shtatzënë në moshën 17 vjeçare dhe hante shumë. Ajo shtoi jashtëzakonisht tepër në peshë, aq sa mjekët i thanë se nëse do të vazhdonte të hante në këtë mënyrë do të kishte vetëm një vit jetë
Ajo vendosi të ndryshojë stilin e të ushqyerit duke gatuar vetëm gjëra të shëndetshme. Në këtë mënyrë, ajo humbi 89 kg vetëm në 18 muaj
Ja nga se përbërëheshin vaktet e saj:
Mëngjesi,
Pak proshutë pikante,
Domate organike të freskëta,
Kërpudha,
2 vezë.
Dreka,
Patate të pjekura ose të ziera me spec djegës,
Ushqime të shpejta,
Fruta ose kos.
Darka – Pak makarona, zakonisht spageti me salcë domatesh dhe pak djathë.
Kur ishte mbipeshë ajo kishte shumë probleme shëndetësore dhe dhimbje të forta të shpinës, shkruan Shije. Edhe lëvizshmëria e saj ishte e ndikuar nga pesha dhe kishte vështirësi në të ecur. Tashmë ajo është shumë më elegante dhe e shëndetshme.
Ajo është vlerësuar edhe me titullin “Gruaja e vitit” nga Obesity center, një qendër që ndihmon dhe merret me njerëz që kanë probleme të obezitetit . Ajo shpreson që rasti i saj të frymëzojë dhe inkurajojë njerëz të tjerë që të ndryshojnë për mirë stilin e tyre të jetës.