Lajme Javore

Informohu i pari

Kishte qepur maska për infermierët, vdes në moshën 10-vjeçare në aksident

Kishte qepur me qindra maska për infermierët që punojnë në vijën e parë të be tejës me koronavirusin, pasi kishte mësuar në media se mungonin.
Bujaria e saj preku shumë njerëz, aq sa veprimi i vogëlushes u përhap në të gjithë botën.

Por vogëlushja amerikane Lexi Collins, 10 vjeçe, gjeti vd ekjen si pasojë e një aksi denti rrugor në Munday, të Texas.

Historia e Lexi u përhap në fillim të muajit prill, kur një spital lokal “Anson General Hospital”, falënderoi vogëlushen në Facebook, për dhuratën e bërë ndaj infermierëve.

“Faleminderit të gjithëve që ia bëtë sime bije këtë ditë fantastike duke e falenderuar publikisht. E ka pasion qepjen dhe unë jam infermiere, kështu që ajo do që të ndihmojë të gjithë infermierët”, kishte shkruar në Facebook, nëna e vajzës, Jara Collins.

Por këtë të enjte, ajo nuk arriti që ti mbijetojë një aks identi rrugor, duke gjetur vde kjen, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes nuk bëhen me dije.