Lajme Javore

Informohu i pari

“Kisha 20 vite pa u takuar me motrat dhe vëllain sepse…”

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan solli ditën e sotme surprizën e bukur që 6 fëmijët i bënë zonjës Resmie për 80-vjetorin e lindjes.

Prej shumë vitesh ata jetojnë jashtë vendit, 3 vajzat në Amerikë, ndërsa 1 djalë dhe dy vajzat e tjera në Greqi. Largësia mes tyre i bënë të pakta herët kur ata mblidhen të gjithë së bashku si familje.

Hera e fundit kur janë takuar të gjithë ka qenë para disa vitesh, por sot ata takohen jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me nënën e tyre.

Myzi: Ne jemi 5 motra dhe një vëlla dhe si shumë familje shqiptare kemi emigruar, vëllai dhe dy motra jetojnë në Greqi dhe 3 motrat në Amerikë. Kështu që ne kemi ardhur të gjithë nga Amerika dhe nga Greqia sot dhe mamaja nuk e di që jemi mbledhur për ditëlindjen e saj.

Ardit Gjebrea: Ajo di që ka ardhur vetëm?

Myzi: Vetëm motra Natasha që jeton në Greqi. Ajo nuk e pret që unë të jem këtu sepse pata disa probleme shëndetësore në Dhjetor, kështu që nuk e imagjinon kurrë që unë të jem këtu.

Ardit Gjebrea: Duhet të marrim masa edhe për mamanë, se këto janë surpriza shumë të forta.

Myzi: Po shumë të forta dhe unë nuk e mendoj që vërtet po e përjetoj këtë moment dhe që jam pranë teje.

Ardit Gjebrea: Sa vite keni që keni ikur?

Myzi: 15 vjet!

Ardit Gjebrea: Dhe fëmijët e tjerë?

Myzi: Motra tjetër ka 13 vjet që ka ikur, ndërsa motra e vogël ka 20 vjet.

Ardit Gjebrea: Kur ka qenë hera e fundit që ju jeni mbledhur të 6 fëmijët bashkë?

Myzi: Ne kishim 20 vite pa u takuar, para disa vitesh jemi takuar pas 20 vitesh të gjithë bashkë sepse unë kam ardhur vetëm dy herë në Shqipëri. Në momentin që kam ardhur jemi takuar vetëm dy motra dhe vëllai, por jo të gjithë bashkë.

Ardit Gjebrea: Me ç’rast u takuat ju të 6 bashkë?

Myzi: Ne nuk ishim takuar bashkë dhe ne vendosëm që të bënim një takim të gjithë, motra, vëllezër dhe fëmijë së bashku. Kështu që për fëmijët e mi ishte hera e parë, që u takuam me kushërinjtë me dajot, me tezet.

Ardit Gjebrea: Është trishtim në fakt që të kujtosh se si ndahen vëllezërit, motrat.

Myzi: Është shumë e dhimbsur!

Më tej, Myzi tregon se prindërit kanë bërë shumë sakrifica dhe ka qenë e vështirë për ta sepse kanë qenë 6 fëmijë. /tvklan.al