Lajme Javore

Informohu i pari

Kinezi në autobus për në Kukës, tme rron njerëzit: Do rri tre ditë

Me konfirmimin e dy rasteve të para me Koronavirus në Shqipëri janë shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare.

Nga një vrojtim të bërë së fundmi në pikën kufitare të Morinit ka rezultuar se njëri prej udhëtarëve është një shtetas nga Hong Kongu.

Prania e tij ka fri kësuar shumë pasagjerët e autobusit të cilët jashtë kamerave thanë se nuk ishin në dijeni se po udhëtonin me të në të kundërt do kishin zbritur prej autobusit.

Vij nga Hong-Kong, Turqia dhe pastaj Maqedonia e Veriut dhe pastaj Shqipëri. Jam nga Hong-Kongu dhe do të rri në Shqipëri tri ditë për të viztuar Beratin.
Ndërkohë që një nga pasagjerët u shpreh:

Mos ka ardhur me na shit virusin këtu.
Shefja e Epidiomologjisë, në Kukës, Denisa Duraku tha për Fax News se janë rritur kontrollet në pikat doganore dhe se deri më tani nuk është konstatuar asnjë rast i dyshuar:

Ofrohet shërbim 24 orë për monitorimin e situatës. Çdo person që vjen nga vendet e prekura është objekt kontrolli dhe bëhet një kontroll për këto persona që vijnë nga harta e kuqe siç e themi ne. Nuk ka pasur asnjë rast të dyshura. Çdo ditë numri që kalon në ëtë pikë kufitare është rreth 4000 persona dhe janë bërë rreth 1000 matje temperature në ditë. Qytetarët, personat që kanë pasur lëvizje në zonat e prekura kërkoj që të bëjnë një vet izolim për një periudhë të paktën 14 ditore. Duhet të marrin masa që kanë lidhje me higjenën.