Lajme Javore

Informohu i pari

Kinezët nuk i ‘shkëputen’ traditës! I ‘rikthehen’ përsëri minjve!

Për shumë njerëz, minjtë janë mysafirë të padëshiruar në shtëpi. Por në Kinë, ato shpesh mund të jenë një vakt i “shijshëm”.

Minjtë “bambu” , i konsideruar si një burim i mundshëm i koronavirusit, ka qenë një ushqim shumë i kërkuar ndër shekuj në Kinë dhe shquhej për “vlerën e tyre ushqyese”.

Minjtë “bambu”, siç transmeton Daily Mail, mund të peshojnë deri në pesë kilogramë dhe një madhësi trupore deri në 45 centimetra. Thuhet se ngrënia e këtij lloji të minjve, është një zakon i hershëm që në kohën e Dinastisë Zhou (1046-266, P.K).

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mishi i tyre mund të detoksifikojë trupin e një personi dhe mund të përmirësojë ndjeshëm funksionet në stomak. Megjithëse ekziston një teori që virusi korona lindi në një treg kafshësh në Wuhan (origjina e virusit), kinezët ende nuk i shkëputen traditës dhe minjtë, janë ende prezent në tryezat e tyre të ngrënies.