Lajme Javore

Informohu i pari

Këto gjëra kurrë mos i bëni gjatë ciklit menstru al

Të gjitha llojet e broçkullave që ju bëhen në zyrë, tensioni nga shefi juaj për angazhime të ndryshme, problemet me të dashurin si dhe shumë gjëra tjera të tmerrshme nuk mund të krahasohen me dhimbjen dhe bezdinë e ciklit tuaj men strual. Pra, pse doni që ta përkeqësoni edhe më tepër gjendjen tuaj se sa që është? Urrej ta them këtë, por me të vërtetë nuk duhet të bëni këto mëkate rraskapitëse gjatë muajit të periodave tuaja.

Keni anashkaluar marrjen e pilulës (më shumë se një herë)Cili është shkaku më i madh për simptomat menst ruale? Një ndryshim i pabalncuar i hormoneve, thekson Sherry Ross, gjinekologe. Meqenëse pilula luan rol në sistemin e trupit tuaj (estrogjenit), harresa e më shumë se tri dozave të pilulës mund të çojë në parregullsi dhe gjakderdhje.

Jeni në gjendje shumë stresive.
Seriozisht? Stresi është aq i dëmshëm dhe ju shkatërron sa edhe pirja e duhanit, por ky gjithashtu ndikon edhe në ciklin tuaj me nstrual. Stresi ndikon që trupi juaj të lirojë kortizolin- hormone luftues që ndryshon gjendjen tuaj në mënyrë të vazhdueshme si dhe shprehitë tuaja men struale, dhe në shumë raste shkakton parregullsi ose humbje të menst ruacioneve.

Nuk keni orar të rregullt të gjumit.
Të gjithë e dimë se tetë orë gjumë nuk janë gjithmonë të mundura dhe në dispozicionin tonë. Por, sipas një studimi të publikuar në revistën “Health Care Women” sugjerohet se shqetësimet e gjumit si pasojë e ndërrimeve të gjata të punës mund të shkaktojë parregullsi mens truale. Nëse nuk keni gjumë të mjaftueshëm, ju mund të përjetoni periudha më të gjata men struale. E dhim bshme!

E teproni me kafe.
Një nga shkatërruesit më të mëdhenj emocional të PMS-së është kafeja sepse kjo mund të shkaktojë gjëra të tilla si ankth, tension, pagjumësi dhe nervozizëm. Dhe, nëse ju me të zgjuar nga gjumi praktikoni ritualin e kafesë, rrezikoni që të përjetoni këto simptome, thekson Dweck.

Jeni gjithmonë duke udhëtuar.
Sërish kthehemi tek orari i pamjaftueshëm i gjumit, veçanërisht nëse jeni duke fluturuar me avion, duke lundruar me anije, me një fjalë kur niveli i prodhimit të melatoninës është jashtë normalitetit të saj, thotë Ross. Trupi juaj do ti përshtatet vendndodhjes suaj, por në ndërkohë prisni cikël të vonuar të menstr uacioneve.

Bëni shumë stërvitje.
Nëse jeni duke ushtruar për një maratonë, ju duartrokasim. Megjithatë, ushtrimet fizike rigoroze dhe stresi i përditshëm mund të çojnë në mosbalancim hormonal, thekson Ross.Por, si rezultat i kësaj, Dweck këshillon se 30 minuta në ditë stërvitje të moderuara janë të mjaftueshme për një trup të shëndetshëm dhe lehtësim të dhimbjeve mens truale.