Lajme Javore

Informohu i pari

Këto duhet t’i dijë cdo femër/ Ja si bëhet shtëpia xixë për pak minuta

Kur vjen puna te pastrimi i shtëpisë, dëgjojmë dhe lexojmë për shumë truke që mund të na ndihmojnë. Kemi dëgjuar dhe zbatuar truke nga më të ndryshmet, por pa e ditur që mund të na shkaktojnë më shumë dëme se sa të mira në shtëpi.

Ekspertët thonë që nuk duhet të provoni çdo gjë që dëgjoni, pasi disa truke të njohura nga të gjithë mund ta bëjnë pastrimin e shtëpisë edhe më të vështirë.

Mos përdorni ujë për pastrimin e njollave të tapetit

Mund të duket logjike që njollat në tapet të pastrohen me ujë, por në këtë mënyrë rrezikoni që ta theksoni më shumë njollën. Një pecetë e pastër dhe e thatë është gjithçka që ju duhet dhe për t`u siguruar që njolla nuk do të mbetet, përdorni një pastrues të posaçëm.

Nuk ka gjë më të keqe se njollat e verës së kuqe në tapet apo divan, por mos përdorni kripën duke menduar se do ta thithë verën. Ekspertët thonë se kripa e thekson njollën për shkak të aftësisë gërryese që ka. Po ashtu, kokërrizat e kripës mund të mbeten në tapet dhe të bëhen një magnet papastërtish.

Uthulla njihet si një pastrues natyral dhe është një zgjidhje e mirë për njollat e vështira, si ato të yndyrës, por ky pastrues natyral përmban acid dhe është gërryes. Acidi mund të dëmtojë drurin dhe gurin natyral, kështu që ekspertët sugjerojnë që ta mbani larg nga sipërfaqet e drurit apo mermerit.

Përbërësit që ndodhen zakonisht në pastruesit e dritareve dëmtojnë ekranin e kompjuterit. Sipas ekspertëve, pastruesit e dritareve mund të heqin shtresat anti-refleks që ndodhen në ekranin e kompjuterit dhe, po ashtu, mund të shkaktojnë mjegullim të ekranit.

Rekomandohet që për pastrimin e kompjuterit të përdoren peceta mikrofibër me pastrues të përshtatshëm për ekrane, që nuk përmban