Lajme Javore

Informohu i pari

Kërkoi ndihmë nga Bashkia që drejton Veliaj, gruaja me dy fëmijë qan: S’më kthyen përgjigje

Rastet më të infektuar me Covid-19 janë shtuar nga dita në ditë. Ndërkohë që thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë mbetur pa punë dhe kanë pak kursime për ta kaluar këtë situatë të vështirë.

Disa nuk kanë fare dhe janë në hall për bukën e gojës. Historia e Anduela Zanit është edhe më e trishtë se kaq.

Ajo është nënë e dy fëmijë dhe është e divorcuar. 40-vjeçarja tregon se më parë punonte në të zezë për t’i siguruar ushqim fëmijëve të saj.

Tani nuk ka ku punon dhe nuk ka të ardhura as për të paguar qiranë dhe as për për të blerë ushqime. Ajo thotë se ka kërkuar ndihmë nga Bashkia e Tiranës, e cila është nën drejtimin e Erion Veliajt por nuk ka marrë asnjë lloj ndihme.

Madje sipas asaj që thotë ajo as përgjigje nuk i kanë kthyer, halli i kësaj nëne është se ku do të gjejë bukë për të ushyqur fëmijët e saj. Për ora news, ajo ka thënë duke qarë:

E kam shumë të vështirë me dy fëmijë, i kërkoj ndihmë shtetit. Shkova dhe në bashki për ndihma, nuk ishin aty, ishin të mbyllura. Telefonava dhe u shkrova sms dhe asnjë përgjigje.