Lajme Javore

Informohu i pari

Keni probleme me zorrët? Ajo se cfarë u duhet është vetëm 1 lugë vaj ulliri, përdoreni në këtë mënyrë

Konstipacioni është një nga problemet më të zakonshme gastrointestinale, pas të cilit “fshihen” shumë arsye. Mungesa e aktivitetit fizik, një regjim ushqimor me pak fibra, ilaçet, dehidratimi dhe marrja e tepërt e kalciumit mund të çojë në kapsllëk. Nëse një person kryen nevojat personale më pak se 3 herë në javë, atëherë ai vuan nga konstipacioni. Si ndihmon vaji i ullirit në këtë problem?

Vaji i ullirit vepron si një laksativ, i cili ndihmon lubrifikimin e zorrëve dhe siguron hidratim, duke e bërë më të lehtë lëvizjen e zorrës së trashë.

Vaj ulliri mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të enzimeve në sistemin tuaj të tretjes.

Vaj ulliri ndihmon fshikëzën e tëmthit për të liruar më shumë biliare, e cila ndihmon në tretjen e ushqimin dhe shpërbërjen e këtij të fundit si duhet.

Si ta përdorni?

Vaj ulliri

Përdorimi i vetëm i vajit të ullirit është një nga mënyrat më të lehta të trajtimit të kapsllëkut.

Ju nevojitet 1-2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i vir. gjër

Përdorimi:

Konsumoni 1-2 lugë vaj ulliri në mëngjes, në stomakun bosh.

Mos konsumoni ujë për të paktën një orë pas marrjes së vajit të ullirit.

Mbajeni këtë kurë derisa të ndiheni më mirë.

Vaj ulliri me hudher dhe piper i zi

Nga përzierja e përbërësve të mësipërm do të përfitoni një pastë. Mund ta shtoni në sallatë ose pjatat me mish

përbërësit:

2-3 lugë çaji kurkumin pluhur

1 lugë çaji vaj ulliri

1 thelp hudhër (grimcuar)

Pak piper të zi

Përgatitja:

Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë! Masën e përftuar ruajeni në një enë hermetike në frigorifer.

Vaj ulliri me limon

Kjo përzierje do të parandalojë thatësinë në zorrën e trashë.

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë çaji lëng limoni

Konsumojeni para se të shkoni në shtrat