Lajme Javore

Informohu i pari

Këngëtarja shqiptare përlot me rrëfimin/ Zbulon çfarë i ka ndodhur vetëm pse është rome

Në emisionin “Shqipëria Live”, janë diskutuar për shumë tema, njëra prej tyre ka qenë edhe e një këngëtareje rome e cila ka treguar diskriminimin që ka ndjerë nëpër konkurset që ka qenë.

Emri i këngëtares është Almejda dhe ajo ka marrë pjesë në shumë evente të cilat kanë të bëjnë me muzikën. Ajo tregon se asaj i janë ndërprerë shumë gjëra që mund të shkonin mirë vetëm sepse është nga komuniteti romë.

Këngëtarja gjatë bisedës preket nga kjo çështje dhe përlotet në studio teksa përpiqet të flasë sërish për këtë temë.Prezantuesja e emisionit,

Erjona Rusi, po e qetësonte dhe pyeste më tepër që ajo të shprehej dhe të tregonte rreth gjërave që këngëtarja ka përjetuar, që të gjithë të tjerët të jenë të informuar.

“Më janë ndërprerë disa gjëra që madje mund të shkonin shumë mirë”, u shpreh Almejda. Pyetja: Dhe ti e ke ndjerë si padrejtësi vetëm se ti je një vajzë rome?

Na trego çfarë ke përjetuar? Merr kohën tënde nëse dëshiron, nuk dua që të mërzitesh. “Po, mendoj që në çdo fazë të parë (fillon të përlotet)…Thjesht më ka ardhur inat përse duhet të ndaloj aty”, tregon ajo.