Lajme Javore

Informohu i pari

Këngëtari shqiptar i bëri surprizë mësueses për Bajram/ Mblodhi shokët dhe i shkoi mësueses në shtëpi

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, këtë Bajram e ka festuar ndryshe.

Ai ka mbledhur shokët e tij të fëmijërisë në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj, dhe së bashku kanë vizituar mësuesen e tyre të shkollës fillore në këtë festë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet bashkë me miqtë në vizitën te mësuesja e tyre e dikurshme.