Lajme Javore

Informohu i pari

Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë, publikon foton e djalit EMRIN e veçantë

Këngëtari dhe moderatori Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë. Vetë ai ka njoftuar ndjekësit dhe fansat se gruaja e tij Sara, ka sjellë në jetë djalin e tyre, të cilin kanë zgjedhur që ta pagëzojnë me emrin Dante.

Në postimin e tij, Zizo tregon detaje nga lindja e të birin, ku nuk ngurron që të falenderojë edhe partneren e tij për lumturinë që i ka dhuruar.

“Sot në orën 04:55 am erdhi në jetë biri im Dante Bega shëndoshë e mirë. Të falenderoj shpirt! Sara që më solle në jetë princin e vogël. Një falenderim i madh për mjekët e spitalit “Koço Glozheni” për çdo gjë që bënë. Një bekim i madh në jetën time. Mbarësi dhe për të gjithë ju”, shkruan Kastro Zizo.

Kujtojmë që moderatori dhe këngëtari është baba i dy fëmijëve të tjerë, Dankanit dhe Nias, që i ka nga dy martesa të mëparshme.