Kamza vatër e re koronavirusi, rezultojnë pozitive dy punonjëse të një fasonerie
Fasoneritë janë bërë një vatër zjarri përsa i përket përhapjes së koronavirusit. Pas disa rasteve në Krujë, mësohet se edhe dy raste positive me Covid-19 janë registruar edhe në Kamëz.
BW raporton se janë infektuar dy punonjëse të një fasonerie në Kamëz.
Fasoneria ku të infektuarit punonin ka qenë e mbyllur vetëm javën e parë të shpë rthimit të pandemisë. Më pas ajo kishte rifilluar punën, duke pranuar rrezikun e përhapjes së virusit.
Biznesi kishte marrë si masë mbrojtëse vetëm matjen e temperaturës së punonjësve. Kujtojmë se numri total i të infektuarëve në Shqipëri ka shkuar në 539.