Lajme Javore

Informohu i pari

“Kam fakte”, Berisha: Shifrat reale janë të paktën 10 ose 15 herë më të larta seç janë raportuar

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Berisha hodhi akuza të rënda në drejtim të autoriteteve, duke theksuar se shifrat e publikuara për rastet e personave të prekur nga Covid-19 dhe personat që kanë humbur jetën, janë manipuluar dhe nuk janë reale.

Ish-kryeministri deklaroi në një lidhje për “Abc News” se shifrat reale janë 10 ose 15 herë më shumë seç është raportuar.

Sipas Berishës, të besosh se kemi 277 të prekur është qesharake, ndërsa shtoi se jemi vendi që kemi bërë më pak teste.

Ndër të tjera, ai tha:

Është një pandemi unike, në një 100 vitet e fundit që nga koha kur ishte gripi spanjoll. Jemi në fillimet e saj. Është shumë e vështirë të parashikohen përmasat e pasojave në shëndetin e njerëzve. Përveç disa shpresave me kombinim ilaçesh, ende nuk ka një vaksinë.
Pjesë nga intervista:

Mendoni se kemi hyrë në zonën e rrezikut apo do të jemi me këto shifra?

Berisha: Në Shqipëri ndodh ajo që përveç Koresë së Veriut nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Shifrat këtu për të vde kurit nga viroza COVID-19 përcaktohen politikisht. Çdo shifër, çdo veprim është politizuar, këto i them shumë të faktuara.

Keni shifra të tjera nga ato zyrtaret?

Berisha: Të besosh se ka 277 të prekur është qesharake, këtë nuk e beson njeri. Kur jemi vendi që kemi bërë shumë pak teste. Na citon një nga kryeterriostët e kohës në postimet e tij. Në këtë epidemi ne kemi një rrezik i lartë, vjen nga i vetëshpalluri kryeepidemiolog dhe nga një grusht njerëzish. E quaj “ndrikull hajnia”. Me këtë qëndrim nuk po bëj politik, por po them të vërtetën për qytetarët.

Çfarë shifrash keni, sipas të dhënave tuaja?

Berisha: Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë sec është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me covid-19. Kanë vde kur 3 persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vd ekur nga covid duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv….

Çfarë po ndodh me testet?

Berisha: Ndrikull hajnia i tha qytetarëve se po përdornim metodën e vjetër të OBSH, metodë e cila ka 15 ditë që e ka hedhur poshtë. Shqipëria pardje ishte në 10 vendet në vd ekshmëri më të lartë në botë, sot është në vendin e 11 ose të 12. Shqipëria vetë ka një vde kshmëri prej tre herë më të lartë se mesatarja e rajonit. Garantoj që shifrat janë të manipuluara.