Lajme Javore

Informohu i pari

Kaloi në terapi intensive, mësohet në ç’gjendje është Boris Johnson tani

Kryeministri britanik Boris Johnson dy ditë më parë u shtrua në spital, pas infektimit me Koronavirus. Gjendja e tij u përkeqësua dhe ditën e djeshme kaloi në terapi intensive.

Disa orë pas këtyre lajmeve, ka reaguar zëdhënësi i tij i cili ka treguar se kryeministri tani është në gjendje të mirë.

“Gjendja e kryeministrit ka qenë e qëndrueshme brenda natës dhe ai është në gjendje të mirë. Johnson po merr trajtim standard të oksigjenit pa ndonjë ndihmë tjetër. Ai nuk ka kërkuar ventilim mekanik ose mbështetje respiratore jo-invazive”, tha zëdhënësi.

“Johnson nuk ka pneumoni”, shtoi ai.

Zëdhënësi tha gjithashtu se ministrat kanë një plan shumë të qartë të përcaktuar nga Johnson për t’iu përgjigjur pandemisë. Mbretëresha po mbahet e informuar vazhdimisht për gjendjen e tij.