Lajme Javore

Informohu i pari

Ka qenkë saherë bionde/ Do habiteni kur të shihni c’u ka bërë flokëve prezantuesja shqiptare





Fjoralba Ponari është një nga vajzat më të bukura të ekranit. Ndryshe nga një pjesë e mirë e moderatoreve shqiptare, 27-vjeçarja ka preferuar të mos eksperimentojë shumë me ngjyrën e flokëve duke qëndruar gjithmonë të biondja. Nuk i vëmë faj, pasi prezantuesja e “Portokalli” duket mahnitëse.

Megjithatë, a nuk do të ishit kuriozë ta shihnit Fjoralbën me një “look” tjetër? Për ata që janë, ylli i ekranit ia ka plotësuar dëshirën.

Fjoralba ka publikuar një foto në InstaStory me flokë ngjyrë portokalli si për ta kombinuar me spektaklin e humorit që moderon. Në postim, ajo shfaqet edhe me një shall në kokë duke e bërë “look-un” e saj edhe më larg asaj që jemi mësuar të shohim te prezantuesja. Nuk e dimë nëse i ka lyer vërtetë flokët, pasi me shumë mundësi janë paruke, nisur edhe nga gjatësia e tyre.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Fjoralba dhe i dashuri i saj Franci “pushtuan” mediat rozë me një foto të sozive të tyre, por nuk ua zbuluan identitetin pasi ata nuk kishin dëshirë të bëheshin publik.