Lajme Javore

Informohu i pari

Ka nevojë për ndihmë/ Shqiptarë vini dorën në zemër mendoni si për fëmijën tuaj, vajza 14-vjecare ka nevojë të jetojë





Familja Bërdufi mësoi një lajm tr o nd itës për vajzën e vogël Elonën. Që prej marsit 14-vjeçarja nuk shkon më në shkollë për shkak se vuan nga zemra.

Nëna e Elonës, Enida Bërdufi është shprehur se gjatë karantinës kuptoi se vajza e saj kishte marrje fryme dhe lodhje, ndërsa theksoi se ishin të t raum atizuar prej virusit dhe mendonin se ishte e infektuar me atë.

Por, pas rekomandimit të mjekut për ta çuar me urgjencë në spital, ajo që u zbulua më pas ishte akoma dhe më e trishtë.

Nëna e saj është shprehur se:

Ilaçet janë sa me qenë Elena në këmbë. Doktoresha ka thënë se vetëm jashtë shtetit mund të bëhet në Turqi ose Itali, shkon 200 mijë euro. Ku ti gjesh ato të ardhura? Do mendosh për pjesën e lekut dhe dhembshuria e fëmijës, dh imbje e dyfishtë. Kush nga 50 kush nga 100 që na kanë ndihmuar deri tani, imagjino me shku jashtë shtetit. Na ka thënë mjekja nëse sheh diçka të çuditshme kur vjell do e sjellësh me shpejtësi.

Nga Kavaja të çosh me urgjencë një fëmijë me zemër? Nga momenti në moment ça s’mund të ndodh!! Ça mund ti bëj unë fëmijës në shtëpi vetë?? Serumin s’ia bëj dot. Nuk dua asgjë vetëm të shpëtoj fëmijën, ta kuroj e të jetë si gjithë shoqet Koha për Elonën është më e çmuar se kurrë tani. Gjendja e saj shëndetësore përkeqësohet në banesë, ndaj ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt.