Lajme Javore

Informohu i pari

Ka mbushur me lot sytë e nënave/ Putini uron 8 marsin: Jemi në merak për üshtarët

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përshëndetur me rastin e 8-marsit, Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Rusia nuk do të dërgojë rekrutë apo rezervistë në Ukrainë. Këtë e konfirmoi vetë presidenti, Vladimir Putin, duke pretenduar se “us htarët profesionistë po përmbushin objektivat e vendosura”, në atë që ai vijon ta konsiderojë një “op eracion special”.

Në këtë ditë ai iu drejtua veçanërisht atyre që kanë fëmijët, burrat dhe vëllezërit në lu ftë në Ukrainë.

“Respekte të veçanta për gratë që shërbejnë në Forcat e Armatosura të Rusisë. Dua t’u flas nënave, bashkëshorteve, motrave dhe nuseve e të dashurave të ushtarëve e oficerëve tanë që po mbrojnë Rusinë në këtë operacion special. E kuptoj që ju jeni të shqetësuara për të dashurit tuaj.

Ju jeni krenare për ta, ndërsa i gjithë vendi shqetësohet për ta. Jam i sigurt se ush tarët do të garantojnë siguri dhe paqe për popullin rus në një mënyrë efikase”, t ha Putin. “E theksoj se rekrutët nuk po marrin pjesë në lu ftime dhe nuk do të ketë aktivizim të rezervistëve. Vetëm usht arakët profesionistë do të përfundojnë këtë detyrë. Jam i sigurt se ata do të sjellin siguri për popullin rus”.