Lajme Javore

Informohu i pari

“Ju jeni motërq…”/ Policia shoqëron me forcë familjen rome, qytetari: Ishin duke festuar në shtëpi

Teksa i gjithë vendi është vendosur në karantinë prej më shumë se një muaji për shkak të koronavirusit, shumë prej qytetarëve, të stresuar dhe lodhur nga kjo situatë, përpiqen të gjejnë forma të ndryshme për t’u argëtuar dhe për të thyer disi monotoninë e këtyre ditëve të vështira.

I tillë është edhe rasti i një familjeje rome në qytetin e Elbasanit, të cilët kanë zgjedhur të festojnë në shtëpinë e tyre.

Mirëpo, festa e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi është prishur nga policia.

Ka qenë një qytetar i cili ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku tregohet momenti i shoqërimit me fo rcë të disa prej anëtarëve të familjes rome.

Siç shihet dhe në video, një nga familjarët thotë se nuk po bënin gjë, por po rrinin për qejf.

Video është filmuar pasditen e së hënës pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Kjo video eshte bere ne Elbasan pran stadiumit ku nje familje rome po festonin ne shtepi dhe u shkoi policia dhe i mori me fo rce vetem pse po festonin. Dhe personi qe e kane kap thote se spo benim gje po rrinim per qef. Video eshte filmu te henen pasdite. Faleminderit.