Jonida Maliqi ngashërehet në lot nga ‘Lingo, lingo’, reagon aktorja e filmit turk
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi, me sugjerimin e motrës së saj, ka vendosur të shohë filmin e famshëm turk “Mrekullia në qelinë nr.7”, një nga filmat më të ndjekur në Netflix gjatë karantinës.
Në një postim në Instagram, Jonida tregon se ky film e ka emocionuar dhe i ka lënë shumë mbresa.
“Kisha kohe qe nuk ngasherehesha ne lot ne kete fare menyre. Nje nder filmat qe si pak te tjere lene shenje ne memorie. Faleminderit moter per sugjerimin, ia dole parashikimit tend. Nga fillimi e deri ne fund facoletat mbaruan”, shkruan Jonida.
Vumë re se vogëlushja e filmit turk, aktorja Nisa Sofiya, ka reaguar ndaj këtij postimi të Jonidës duke e pëlqyer atë. Madje aktorja e talentuar ka komentuar edhe dy zemra.