Lajme Javore

Informohu i pari

Jonida Maliqi flet për Donaldin/ E kam xhan, për mua nuk…

Jonida Maliqi ishte sot e ftuar në “Ftesë në pesë”, ku mes të tjerash foli dhe për finalistët e “Big Brother VIP”. Ajo tha se i ka miq të gjithë, përveç Beniadës të cilën nuk e njeh personalisht.

Gjatë kësaj interviste, Jonida zbuloi se vazhdon të ruajë marrëdhënie shumë të mira me Donaldin, vëllai i ish-partnerit të saj, Romeos.

“Të gjithë i kam miq në fakt, të gjithë i njoh, përveç Beniadës. Jam shumë feministe si natyrë dhe sigurisht që karakteri i Einxhelit më pëlqen se është një femër mjaft e fortë , që ka vuajtur relativisht shumë. Historia e saj personale më preku jashtëzakonisht shumë. Donaldin e kam shumë xhan, patjetër që vazhdoj ta kem mik. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë, për mua nuk ka luajtur. Iliri me me pjekurinë e tij është shumë strateg dhe ka bërë një lojë perfekte. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër sepse nuk dua të ndikoj te publiku”, u shpreh këngëtarja.