Joni Peçi nuk dëshiron të veshë as Beyoncen, as Rihannën dhe zbulon arsyen pse
Shumë stilistë kanë ëndërr të veshin të paktën një herë yjet botërorë, por jo stilisti i njohur Joni Peçi. I ftuar në “Glamour Zone”, Joni u shpreh se nuk e ka një ëndërr të tillë. Sipas stilistit kjo ndoshta do të ndihmonte një stilist që është i ri në profesion, por jo vetë atë.
“Kam simpati për to si këngëtare dhe si këngë, sepse shpesh herë dëgjoj dhe këngët e tyre, por jo të thuash që me zor po pres të vesh Rihanna-n apo Beyonce-n, sepse nuk do të ndryshonte asgjë në jetën time përveçse pjesës ekonomike. Ndoshta do të kisha më shumë shitje, por dhe këtë nuk është se e shikoj shumë. Biznesi të kërkon që të bësh shumë gjëra, të bësh shumë strategji sa i përket biznesit tënd dhe lançimit të brand-it tënd. Por kjo është te stilistët e rinj më tepër, që duan të dalin në treg apo të lançohen”, u shpreh Joni.
Kujtojmë që Beyonce u vesh së fundmi nga Valdrin Sahiti në festën para çmimeve Grammy dhe nga Kujta e Meri në ditëlindjen e P-Diddy.