Lajme Javore

Informohu i pari

Jetonte e vetme prej 20 vitesh, kush është e moshuara që humbi j etën mes flakëve në Klos?

Një ngjarje e rë ndë është u shënua mbrëmjen e djeshme në Klos, ku një grua e moshuar hu mbi je tën tra gjikisht.

80-vjeçarja, Behije Dalti, në fshatin Plesh u do gj e gjallë në banesën e saj që u përfshi nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se për zjarr të shkaktuar aks ide ntalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë. Zjarri u vu re nga fqinjët, të cilët nuk i erdhën dot në ndihmë të moshuarës, pasi flakët ishin përhapur shumë. Edhe mbërritja e zjarrfikëses nuk bëri dot të mundur nxjerrjen e gjallë të të moshuarës nga zjarri.

Mungesa e rrugës bëri që flakët të shuheshin me mjete rrethanore.

E moshuara jetonte e vetme në banesë, pasi bashkëshorti i kishte vd ekur 20 vite më parë. Bw raporton se ajo nuk ka asnjë të afërm tjetër dhe varrimin mund ta bëjnë fqinjët e saj apo dhe Bashkia e Klosit.