Lajme Javore

Informohu i pari

Jeton në mjerim, burri: Të më kapë virusi, kjo s’është jetë

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë rritur nga dita në ditë.

Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë ose ndoshta nuk kanë fare për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Por historia e Pëllumb Shakjas nga Elbasani është shumë herë më e trishtë se kaq.

Ai vetë është i së murë dhe djali i tij vuan nga çrregulimet mendore. Pëllumb Shakja thotë se të ardhurat që merr nga kempi si invalid s’i mjaftojnë as për ushqim. Për ‘ora news’ ai ka thënë:

Po të shkosh tek furri i bukës këtu, do të shohësh që kam marrë borxh 70 mjë lekë bukë. Pa bukë nuk rrihet. Unë them që më mirë të më kapi virusi sepse kjo nuk është jetë.
Gruaja e tij ka ndërruar jetë dhe banesa ku jeton rrezikon t’i bjerë mbi kokë, pasi është gati e rrënuar.

Ai apelon që qeveria Rama ta ndihmojë, pasi nuk mund t’i dalë dot më. Halli i këtij burri është të sigurojë ushqim për djalin e tij dhe veten.

Ai kërkon vetëm ushqim dhe një streh ku të fusë kokën bashkë me të birin, vetëm kaq dhe asgjë më shumë.