“Jep urdhra kur i ngrihet”, Altin Goxhaj thirrje shqiptarëve: Rama po ju trajton si prostituta dhe si skllevër!
Avokati Altin Goxhaj ka shpërthyer me tone të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me urdhrat që ky i fundit po u jep qytetarëve shqiptarë prej disa ditësh.
Goxhaj e cilëson gjuhën e përdorur nga Rama si “të një tutori që i trajton qytetarët si prostitutat e tij”.
Përmes një analize të postuar në faqen e tij në “Facebook”, Goxhaj u kujton shqiptarëve kohën kur sipas tij dhjetra mijë vajza dhe gra skllavëroheshin dhe masakroheshin nga deputetët e ardhshëm të “Rilindjes”.
Ndër të tjera, ai shkruan:
Shkurt është strategjia e lavazhit të truve që ju të ktheheni të gjithë në baxhellat e tij dhe t’i thoni faleminderit si shumë pleq e plaka para kamerave të top haleve sot që falënderonin Tutorin pse i vuri në semaforë dhe orë të mira sot pasi i la 40 ditë e 40 netë të izoluar në shtëpi pa dritë dielli dhe pa shërbime si ritualet e dikurshme kur kolegët e sotshëm të Satrapit trajnonin për 40 ditë e 40 netë në apartamente dhe garazhe të izoluara?
Reagimi i plotë:
GJUHA E TUTORIT RAMA QË JU TRAJTON SI PROSTITUTAT E TIJ MERITOHET NGA KUSHDO PA DINJITET, INTEGRITET DHE QYTETARI! ËSHTË GJUHË E PROJEKTUAR PËR BAXHELLA DHE DYLBERA LULISHTESH, DHE KUSH E PRANON E MERITON!!!
Nga Avokati Altin Goxhaj, REBEL, I PABINDUR & KRENAR!
E kuptoni ku përfunduat?
Kujdestari Surrat Patate jep urdhëra me ton arrogant pa mirësjellje dhe pa referenca aktesh, pa hyrje dhe pa mbyllje me edukatë në FB e tij personal si i teket dhe kur i ngrefet se kur & si do lejoheni të dilni! Ju trajton si skllevër që ja keni për borxh.. ose më saktë si tutor prostitutash që paraqet grafikun e semaforëve dhe ato luten që ai ti vejë në semaforë & orë “të mira”! Ai përdor të njëjtin ton dhe formulim fjalish si ajo e tutorëve që mbanin vajzat e trafikuara të mbyllura në apartamentet burgje ku pasi i përdhunonin me radhë të gjithë anëtarët e bandës i nxirrnin nën mbikqyrje nëpër semaforë! Keni memorie të shkurtër, i harruat ato kohë kur dhjetra mijë vajza dhe gra shqiptare skllavëroheshin dhe masakroheshin nga deputetët e ardhshëm të Rilindjes 🙂
[PARANTEZË: I mbani mend historitë se si i mbanin 40 ditë e 40 netë të izoluara gratë dhe motrat e shqiptarëve ku i trajnonin si të përballonin përdhunimet kolektive? Banjat me ujë të ftohtë dhe me akull të lidhura këmbë e duar në vaska? Izolimin dhe rrahjet? Të droguara deri në dipendencë? (Kujtoni Marko from Tropoja të Taken se nuk është përrallë e Luc Benson) Pas 40 ditësh e 40 netësh dilnin të shkretat të dorëzuara dhe pa shpresë urtë e butë te semafori që u caktonte tutori që ndante lekët me karabinierët!]
Siç e shikoni gjuhës së urdhërave që jep nga Facebooku Tutori i Bordellos i mungojnë hyrje të domosdoshme që i duhen komunikimit minimal etik të një Kryeministri kudo në vendet europiane siç mund të ishte: ______________________________ TË DASHUR QYTETARË, DUKE JU URUAR FORCË DHE KURAJO, DHE DUKE JU PËRGËZUAR PËR REZISTENCËN DHE SOLIDARITETIN NDAJ ATYRE QË PO SHPËTONI ME SAKRIFICËN TUAJ QË ZOTIN KENI DËSHMITAR, JU LUTEM, MË FALNI PËR SHQETËSIMIN, POR DESHA T’JU KUJTOJ EDHE NJE HERË NË FACEBOOKUN TIM SE SIPAS AKTIT X. DATË X. TË X INSTITUCIONI SE… Jepeshin masat me një gjuhë të sjellshme dhe statusi të mbyllej me fjalët e sjellshme: JU FALËNDEROJ PËR VËMENDJEN DH JU UROJ NJË MBRËMJE TË NGROHTË ME TË DASHURIT TUAJ! ______________________________
Kjo është gjuha e çdo kryeministri në Evropë kur merr përsipër të publikojë në facebookun e tij apo të japë direktiva se si do të vuajnë dhe do të kufizohen qytetaret e vet! Nëse kryeministri i çdo vendi europian nuk e bën, qytetarët e vet të ofenduar i shkojnë dhe e rrethojnë te shpia ku ta ketë dhe e linçojnë për allatesh te pema e oborrit të shtëpisë në e gjetshin!
Sjellja arrogante e Satrapit tonë ka të bëjë me gjuhën skenar totalitare të Satrapisë së sunduar prej tij me ferman të Sorosit, një gjuhë e përpunuar nga Gëbelsi Fuga që përcakton degradimin e dinjitetit dhe ingegritetit si dhe rrënimin tuaj moral që të pranoni në nënndërgjegjen tuaj rolin e ti si tutori juaj dhe tuajit si prostitutë në shërbim të tij që duhet t’i jeni mirënjohës për përdhunimin sps edhe mund t’ju kishte vr arë fare!
Shkurt është strategjia e lavazhit të truve që ju të ktheheni të gjithë në baxhellat e tij dhe t’i thoni faleminderit si shumë pleq e plaka para kamerave të top haleve sot që falënderonin Tutorin pse i vuri në semaforë dhe orë të mira sot pasi i la 40 ditë e 40 netë të izoluar në shtëpi pa dritë dielli dhe pa shërbime si ritualet e dikurshme kur kolegët e sotshëm të Satrapit trajnonin për 40 ditë e 40 netë në apartamente dhe garazhe të izoluara?
P.s. Gjuha e komunikimit në vendosjen e regjimeve skllavëruese është gardiani i parë i burgut brenda në tru! Ndaj kanë shpikur edhe etiketimet REBEL, I PABINDUR si fjalë të këqia kur në fakt është termi që më ben më shumë krenar sps nuk jam baxhella e Tutorit Rama siç ndihen të gjithë ata që gërthasin si papagaj pas trajnimit: RAMA KËTË E BËRI MIRË, NUK E SHIKON Ç’BËHET NË ITALI, JEMI POPULLI I PABINDUR NE…