‘Jemi gati’, Tritan Kalo: Ja kur mund të ketë një valë të dytë Koronavirusi në vend
Mjeku Tritan Kalo ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Përballë”. Ai ka folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi në vend. Kalo u shpreh se sjelljet e individëve të papërgjeshëm, që nuk respektojnë masat do bëjnë që të infektohet pjesa tjetër.
“Shqetësimi më i madh që kam tani është që hapja të bëhet gradualisht por sjellja e individëve të papërgjegjshëm do bëjë që me veprimet e tyre ta pësojnë njerëzit e përgjegjshëm”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës mjeku u pyet nëse Shqipëria është gati të përballet me një valë të dytë koronavirusi. Sipas tij po pasi ende nuk janë shfrytëzuar strukturat e papërgatitura.
“Jemi, se nuk janë shfrytëzuar strukturat e parapërgatitura nëse shtrihet një gjë e tillë. Rikthimi në shtator, ka diçka që luhatet por në shtator s’ka vetëm Covid nuk është vetëm gripi janë dhe viroza të tjera”, tha Kalo.