Lajme Javore

Informohu i pari

Je si lopë, s’të lë burri të hash/ Ja si u përgjigj Fifi kur i bënë këtë koment





Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik “Fifi”, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ajo vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Ajo nuk heziton që herë pas here t’iu kthejë përgjigje ndjekësve të saj, teksa në raste të caktuara edhe ua kthen me të njëjtën monedhë atyre që komentojnë neg ativisht.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social “Instagram”, Fifi ka pranuar një koment ngacmues nga një ndjekëse.

“Do ushqehesh edhe ti, gjynah. Hall i madh t’i marrësh plazhet me radhë”, kishte shkruar ndjekësja. “Bravo, po më vjen keq që ti nuk ushqehesh dot më s’të lë burri me siguri”, i është kundërpërgjigjur këngëtarja.

Kjo nuk është hera e parë që ajo reagon ndaj komenteve të tilla, duke iu kundërpërgjigjur ashpër atyre që drejtojnë kritikat të pa baza ndaj saj.